75 Mall Live Search
14:03 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / MSH

53 vjetori i themelimit të UP-së, porosia e Albin Kurtit

Sot është shënuar 53-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi ka folur për rrugëtimin e tij 3-mujor në universitet.

Sipas tij UP-ja ka një mision për të gjetur të vërtetën.

“53 vjet paraqesin një përiudhë të përfillshme. Më pak se 3 muaj nga marrja e punës sime, nuk ka nderim më të madh që të qëndroj para jush për të kujtuar dhe festuar ditën e themelimit të këtij institucioni”, tha Qerimi.

Ndërsa, kryeministri  i vendit, Albin Kurti ka thënë që UP-ja është vendi i prodhimit të dijës.

“Historia e UP-së e ndanë Kosovën në dy epoka, epoka e Kosovës me universitet dhe epoka e Kosovës pa universitet. UP-ja mbushi 53 vjet të ekzistencës prandaj jemi mbledhur edhe këtu. Historia fillon me degen e historisë, andaj themelimi i një universiteti është akt politik. Universiteti ishte kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi. As demonstratat qytetare nuk mundemi t’i mendojmë e lërë më t’i studiojmë pa Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër tjerash tha “të bëhemi të gjithë së bashku kështjellë e fortë që na mbronë të gjithëve kur sulmohemi dhe urë e fortë që na mbanë”.

Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete të cilat mbulojnë shumicën e fushave të cilat janë në interes të vendit tonë./IndeksOnline/