08:23 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

54 pacientë me Covid-19 të shtruar në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19. Prej tyre, 15 janë në oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, një është në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Ndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam raportohet se 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Prej tyre, 47 pacientë janë̈ shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 210 operacione.

13 lindje kanë qenë gjatë kësaj fundjave, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnja, 6 të gjinisë̈ mashkullore dhe 8 të gjinisë̈ femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.

410 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë 4.009 sosh.