21:42 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

54 vjeçares i duhet të amputojë duart dhe këmbët për të mbijetuar, pas lëpirjes që i bëri qeni i saj

Marie Trainer, 54 vjeçe është tmerruar kur është zgjuar nga koma pas 10 ditëve, pasi që kishte parë veten me duarë dhe këmbë të amputuara.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur si pasojë e bartjes së virusit nga qeni i saj, përkatësisht pasi që qeni ia kishte bartur bakterien duke e lëpirë pronaren, Trainer, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Trainer nga Ohajo, e cila me profesion ishte stiliste e flokëve kishte qenë me bashkëshortin e saj në pushime në Karaibe ku pas kthimit të tyre gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejtë dhe ajo kishte sepsë.

Pas analizave të ndryshme doktorët konstatuan se Trainer vuan nga capnocytophaga, bakterie që jeton në pështymën e qenve.

Përgjatë 80 ditëve ajo iu nënshtrua 8 operimeve dhe kaloi për 10 ditë në koma me ç’rast mjekët u detyruan që t’ia amputojnë asaj duartë dhe këmbët për t’ia shpëtuar jetën./Indeksonline/