54-vjeçari MikeTyson “shpërthyes”, në stërvitje me legjendën e WWE-së

Mike Tyson u stërvit me legjendën e WWE-së, Kurt Angle, në përgatitje të rikthimit të tij në boks.
54-vjeçari, do të luftojë për herë të parë pas 15 vjetësh kur të përballet me Roy Jones Jr, 51 vjeç, në një duel tetë raundesh gjatë muajit nëntor.

Disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihen seanca stërvitore intensive të Tysonit, derisa godet me kombinime të shpejta dhe shpërthyese.
Një stërvitje shumë e vështirë për një boksier që ka mbi supe pesë dekada e gjysmë jetë. /IndeksOnline/
