75 Mall Live Search
10:39 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / B XH

55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë rezultuar me të lënduar dhe 36 vetëm me dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima. Po ashtu janë shqiptuar 1933 tiketa trafiku.

Autoritetet vazhdimisht apelojnë tek shoferët për respektimin e rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar në rrugë, për të parandaluar aksidentet e tjera.