08:42 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

55 aksidente për një ditë, 31 me të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orë.

Për një ditë në vend kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 31 më të lënduar.

Ndërsa, 24 aksidente kanë qenë pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Sa i përket gjobave, Policia për shkelje të rregullave në komunikacion ka shqiptuar 972 tiketa.

Ndërsa, kanë ndodhur 31 arrestime, 22 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit./Indeksonline/