08:57 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

55 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

55 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, katër prej këtyre pacientëve janë në resipirator, 41 në oksigjenoterapi dhe 15 në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e bërë për shtypin nga Spitali i Pejës thuhet se gjatë vikendit trajtim shëndetësorë emergjent morën 546 pacientë, ndërsa prej tyre 38 janë shtruar për trajtim të mëtejshëm, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës u realizuan shtatë lindje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore.

416 pacientë kryen analiza, që në total i bie të jenë realizuar 4 mijë e 425 lloje analizash, teksa u kryen 10 operacione./Indeksonline/