08:24 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

55 pacientë me COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë

6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

196 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,567 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 104 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 77 Rëntgena, 19 EHO dhe 8 CT-ja.

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.