22:32 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

55 vjeçari nga Lipjani i ngacmon dy të mitura në autobus, arrestohet nga Policia

Sot rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh., mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve, ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.