75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Janë kreyer 5.538 analiza gjatë 24-orëve, në Spitalin e Pejës

10 lindje kanë qenë dje më 8 janar 2020, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

6 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 10 foshnja, 5 djem dhe 5 vajza.

327 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24-orëve të fundit. 37 pacientë janë shtrirë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Analiza kanë kryer 356 pacientë që në total janë 5.538 analiza. Ndërsa
8 operacione janë kryer gjatë 24- orëve të fundit. /Indeksonline