Zgjidhja e problemit me Prishtina Parking dhe për qentë endacakë, flet nënkryetari Alban Zogaj

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një Intervistë për IndeksOnline shpalosi disa prej punëve të përfunduara gjatë këtyre 8 muajve. Ai theksojë se lirimi i hapësirave dhe gjelbërimi i kryeqytetin kanë qenë një prej sukseseve më të mëdha të komunës ketë vit.
Zogaj foli edhe për aktivitet e shumta që komuna e Prishtinës ka pasur këtë verë. Nënkryetari tha se “Mannifesta Biennial”, ka qenë një krenari së bashku me festivalin “SunnyHill”.
“Ne gjatë këtyre 8 muajve të parë kemi ndërmarrë shumë aktivitete dhe projekte, ndër to që kisha theksuar është që kemi filluar me një numër të madh të investimeve kapitale, shumë rrugë, dhjetëra rrugë janë shtruar edhe në periferi të Prishtinës, jemi marrë edhe me mirëmbajtjen e rrugëve. Çka po e theksojmë vazhdimisht si një prej sukseseve tonë është lirimi i hapësirave publike gjatë këtij viti. Kemi punuar në gjelbërimin të Prishtinës, krejt këto në implementim të programit të kryetarit Rama, i cili ka qenë i ndamë në tri shtylla, që Prishtinë të jetë sa më praktike, sa më e gjelbërt dhe e pastër. Këtë verë kemi pasur aktivitete të shumta kulturore e sportive”, theksojë Zogaj.
Një prej ankesat më të mëdha të qytetarëve të komunës së Prishtinës është zgjedhja e problemit me qenët endacak, Zogaj për IndeksOnline bëri të ditur se një pjesë e qeneve endacak janë trajtuar duke u vaksinuar dhe sterilizuar.
Ai ka thënë së është ndarë edhe lokacioni për ndërtimin e strehimores për qenët endacak.
“Ky problem po behët edhe më i madh gjatë stinës së dimrit, kur qenët endacak në rrugë behën edhe më agresiv për shkaka të mungesës së ushqimit, andaj ne kemi marrë një mori hapash për të zbutur këtë problem. Kemi investuar shuma të mëdha në një proces që quhet KSVL, të mirën qentë, me i sterilizu, me i vaksinu dhe prapë t’i lëshojmë në rrugë pasi kështu e kërkon ligji. Kemi futë nëpër këtë proces një numër të madh të qeneve dhe ky proces ende po vazhdon. Kemi ndarë fonde që ky proces të vazhdojë edhe më tutje, kur qenët endacak të futën nëpër këtë proces ata normalisht nuk janë agresiv si më parë, janë të vaksinuar, nuk kanë sëmundje. Qëllimi ynë kryesorë edhe për këtë fund vit por edhe për vitin e ardhshëm është që ne të ndërtojmë një strehimorë të madhe të qenët endacak. Ne e kemi ndarë një lokacion për ndërtimin e një strehimore, kemi disa mospajtime më Ministrinë e Mjedisit për lokacionin, na është rikthyer prapa propozimi ynë edhe vendimi”, tha ai për IndeksOnline.
Nënkryetari Zogaj foli edhe për Prishtina Parking, ku është shprehur se rregullorja e re pritet të behët publike. Ndërsa në fund të vitit do të votohet dhe qytetarët do të kenë mundësi të praktikojnë.
“Ne kur kemi marrë menagjimin e kryeqytetit, e kemi gjetur një rregullore për parkimin në Prishtinë, ajo rregullore ka qenë e mangët, ka pasur shumë probleme dhe paqartësi. Ne kemi marrë një vendim që të punojmë në rregullore e re. Jemi pothuajse në përfundim të rregullores, do të hapim rregullore për diskutim publik. Qytetarët e Prishtinës por edhe të tjerët do të kenë mundësi të jepin ide apo komentet e tyre në lidhje me rregulloren. Deri në fund të këtij viti do ta votojmë rregulloren e re” vijojë Zogaj./IndeksOnline/L.K