56 apo 36? Jennifer Aniston zbulon sekretet e pamjes rinore

Jennifer Aniston, e njohur për rolin e saj në serialin kult Friends dhe pamjen që sfidon vitet, ka folur hapur për rutinën e saj të bukurisë dhe thashethemet mbi ndërhyrjet estetike. Në një intervistë për Glamour, ku ishte e shoqëruar nga koleget e saj të “Morning Show” – Reese Witherspoon, Marion Cotillard, Karen Pittman dhe Nicole Beharie – aktorja 56-vjeçare zbuloi disa detaje që i kanë intriguar fansat prej kohësh.
Teksa bisedonte me Marion Cotillard, Aniston pranoi:
“Kam bërë trajtime fytyre, lazer dhe të gjitha ato gjërat e mira”.
Megjithatë, ajo hodhi poshtë zërat për operacione plastike, pavarësisht se vitin e kaluar u pa duke hyrë në një klinikë estetike në Connecticut së bashku me mikeshën e saj Sandra Bullock.
E komplimentuar nga Cotillard për mënyrën se si po plaket “me hijeshi”, Aniston u përgjigj me një buzëqeshje:
“Kjo do të thotë shumë për mua dhe mendoj se sa i përket plakjes me hijeshi, kam një burim të përjetshëm optimizmi dhe pozitiviteti. Quajeni rini nëse doni”.
Aktorja shtoi gjithashtu se një pjesë e rëndësishme e mirëmbajtjes është stili i jetës:
“Por mendoj se gjithçka fillon me mënyrën se si e duam trupin tonë dhe e duam veten”.
Duke u treguar e sinqertë për rutinën e saj të bukurisë, Aniston tha se i kushton rëndësi detajeve:
“Dua të them, unë mirëmbahem. Nuk do t’i lejoj këto flokë të thinjur të më pushtojnë. Është perspektivë dhe gjithashtu të dish që ky është trupi ynë, është një mënyrë e të menduarit”.
Fituesja e çmimit Golden Globe ka pranuar se ka përdorur Botox në të kaluarën, por theksoi se nuk ishte për të.
Pra, Aniston thotë se sekreti i saj nuk janë bisturitë, por një kombinim i kujdesit estetik, rutinës së shëndetshme dhe pozitivitetit.