75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 28 Janar 2022 / OSH

56% e fëmijëve janë vaksinuar me dy doza kundër Covid19 në Kosovë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se në periudhën 29 nëntor deri më 26 janar 2022 janë vaksinuar 56 % e fëmijëve mbi 12 vjeç deri më 15 vjeç.

Sipas një grafike që ka shpërndarë Hoti, 56 % e tyre janë vaksinuar me dy dozat kundër Covid19 ndërsa 62.1% me një dozë, shkruan IndeksOnline.

Kurse, grupmosha 16-18 vjeç janë vaksinuar 66.6% me një dozë të vaksinës, ndërsa 60.3% me dy dozat.

E, numër pak më të lartë të përqindjes së të vaksinuarve shënon grupmosha mbi 18 vjeç, me 68.4%./IndeksOnline/