10:41 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

“56 % e qytetarëve do të votojnë partinë e njëjtë si në zgjedhjet parlamentare”

Instituti GAP ka prezantuar raportin “Pritjet e qytetarëve dhe faktorët që ndikojnë në votën e tyre në zgjedhjet komunale”.

Berat Thaqi, analist i aolitikave në k ët ë institut duke prezantuar të gjeturat e anketës tha se rezultatet tregojnë se mbi 70% e qytetarëve janë të prirur të besojnë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të sjellin ndryshime pozitive për familjet e tyre dhe komunitetin ku jetojnë.

“Por, vetëm 7% e të anketuarve janë plotësisht të bindur se do të ndodhin ndryshime pozitive pas zgjedhjeve lokale. Rreth 56% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se vota e tyre nuk do të ndryshojë nga ajo e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, kurse 14% kanë deklaruar se do të votojnë ndryshe më 22 tetor”

” Ndërkaq, rreth 7% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votojnë fare në këto zgjedhje. Sa i përket pyetjes se çka marrin për bazë qytetarët kur vendosin se cilin kandidat do ta votojnë për kryetar/e komune, shumica e të anketuarve janë përgjigjur se bazohen në programin dhe premtimet e kandidatit/es, por edhe në përvojën dhe edukimin e tij/saj. Rezultatet e anketës tregojnë se votuesit favorizojnë më shumë kandidatët e rinj në moshë”, theksohet në raport.

Të dhënat e përdorura në këtë raport burojnë nga hulumtimi në teren që është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës nga data 14 deri më 25 shtator.

Matja e opinionit është bërë nga UBO Consulting, me ç ‘rast janë anketuar 1,065 qytetarë të Kosovës: 818 nga të cilët shqiptarë, 150 serb dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera 97, transmeton Klan Kosova.