75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekipi Olimpik i Kosovës arriti në Sarajevë, i gatshëm për EYOF 2019

Ekipi Olimpik i Kosovës ka arritur sot në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, ku prej 10-16 shkurt do të mbahet Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019”.

Ekspedita është nisur mbrëmë nga Prishtina, për të vijuar relacionin Shqipëri – Mal i Zi – Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa është vendosur në Fshatin Olimpik, rreth 7 kilometra larg qendrës së Sarajevës.

Ekipi Olimpik i Kosovës përfaqësohet me skitaret, Klea Vrella e Elba Kokaj, të cilat do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh.

Ceremonia hapëse e EYOF 2019 do të bëhet të dielën mbrëma, ndërsa të hënën fillojnë garat.