566 tiketa u shqiptuan nga policia brenda 24 orëve, në bazë të ligjit anti-COVID

Kosova si edhe shumë vende të tjera po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19.
Nga votimi i Ligjit për parandalimin e këtij virusi, Policia e Kosovës ndërmori edhe veprime për shqiptimin e gjobave për qytetarët të cilët nuk respektuan vendimet anti-COVID.
Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët policorë u shqiptuan 566 tiketa, në bazë të ligjit anti-COVID, transmeton Indeksonlibne.
Duhet përkujtuar që maska vazhdon të jetë obligative, si dhe disa nga masat e vendosura më herët, anipse qarkullimi gjatë 24 orëve është lejuar./Indeksonline/