57% e fëmijëve s’janë të kënaqur me metodat mësimore, në shkolla
Këshilli Rinor i Kosovës ka publikuar raportin “Mos supozo nevojat e mia”, i cili ka për qëllim ekzaminimin e nevojave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe adresimin e tyre në institucionet relevante.
Koordinatorja e projektit “Mos supozo nevojat e mija”, Rina Gosalci, deklaroi se raporti është bërë në 50 institucione shkollore në 7 rajone të Kosovës.
Sipas mostrës së realizuar, mosha mesatare e fëmijëve me nevoja të veçanta është 13.4 vjeç.
Gosalci bëri të ditur se ngecja intelektuale e fëmijëve është 18.1%, autizmi 3.5%, dëmtime fizike 72%., Sindromën Dawn 2.4 % dhe AHDA 4%.
“Hulumtimi në terren është bërë në shtatë rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë, në 50 institucione shkollore të ndryshme nga klasa e 5 deri në klasën e 9. Koeficienti i besueshmërisë së njësive në pyetësor është 80. Mosha mesatare 13.4 vjeç. 40.48% janë vajza dhe 59.52% e tyre janë djem. Mostra është bërë nga fëmijë me diagnoza të ndryshme. Ngecje intelektuale 18.1%, autizëm 3.5%, dëmtime fizike 72%, Sindromën Dawn 2.4 % dhe AHDA 4%”, u shpreh Gosalci.
Sipas raporti 57% e fëmijëve nuk janë të kënaqur me metodat e mësimit.
Siç tha ajo, është shqetësuese ngase nga raporti del se 57% e fëmijëve i kalojnë pushimet dhe kohën e lirë të vetmuar.
“57% nuk janë të kënaqur me metodën e përdorimit gjatë orës mësimore. 57% e tyre i kalojnë pushimet e vetmuar. Kjo gjë është shqetësuese. Në vendet me rurale ky problem është me i cekur. Ka në komunën e Ferizajt ku një mësuese mbështetëse përkujdesët për 6 shkolla të Ferizajt. 100% e fëmijëve nuk janë pjesë e aktiviteteve jashtë shkollore”, theksoi ajo.