08:20 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

57 pacientë me COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë

9 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe të gjitha lindje kanë qenë normale. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

172 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,990 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione.

Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 116 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 83 Ekzaminime të Rëntgenit, 20 EHO dhe 13 CT.