57 vatra zjarri në vend, 11 ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend.
AME pohon se prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar.
“Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit”, thuhet në njoftim.
Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve.