75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Burim

57 vjeçari nga Shkodra plagos veten me armë gjahu

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë të Shkodrës.

Policia thotë se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç.

I njëjti sipas mediave shqiptare, ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit.