571 raste të reja e 9 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19.
Vetëm dje janë konfirmuar 9 viktima dhe 571 raste të reja me COVID-19, ndërsa dje janë shëruar 727 persona, shkruan Indeksonline.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, thuhet në raportin 24-orësh të IKSHPK-së.