“577 janë regjistruar, synojmë 1000”, thirrja e Shehut

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë me dije se mërgata ka shprehur vullnet për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke u regjistruar për votim.
Sipas Shehut, deri më tani janë regjistruar 577 qytetarë nga Juniku, shkruan IndeksOnline.
Duke ndarë detajet e regjistrimit, Shehu thotë se nevojiten 1000 mërgimtarë të regjistruar për votim.
“Pse ka rëndësi kjo? Sepse mërgata është forca që mund ta bëjë Junikun të fitojë pa balotazh, pa humbur kohë, pa harxhuar buxhet me fokus të plotë në punë, zhvillim dhe projekte konkrete për qytetin tonë” u shpreh ai.
Ky është njoftimi i plotë i Shehut:
Të dashur mërgimtarë, ju jeni gjysma e zemrës së Junikut!
Fuqia juaj është vendimtare, sepse vota juaj mund të përcaktojë të ardhmen e Junikut për 4 vitet e ardhshme!
Deri tani, 577 bashkëqytetarë nga mërgata janë regjistruar për të votuar. Faleminderit për këtë hap të rëndësishëm për vendlindjen!
Regjistrimi mbyllet më 29 gusht 2025 dhe tani është momenti që edhe ti, nëse s’e ke bërë ende, të gjesh vetëm 30 minuta nga koha jote për të sjellë një ndryshim të madh.
Linku për regjistrim: http://diaspora.kqz-ks.org
Pse ka rëndësi kjo?
Sepse mërgata është forca që mund ta bëjë Junikun të fitojë pa balotazh, pa humbur kohë, pa harxhuar buxhet me fokus të plotë në punë, zhvillim dhe projekte konkrete për qytetin tonë.
Vota juaj nuk është vetëm një numër.
Ajo është:
* një përqafim për vendlindjen,
* një zë që ndjehet në shtëpi,
* një pjesëmarrje aktive në të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku.
Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u regjistruar!
Qëllimi ynë është më shumë se 1,000 mërgimtarë të regjistruar dhe me ndihmën tuaj, kjo është plotësisht e arritshme!
Ndaje këtë mesazh me familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët tuaj çdo votë ka vlerë të madhe!