75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tristan e tradhëtoi, Khloe merr vendimin e vështirë për hir të vajzës

Bujë të madhe është krijuar në media me rastin e tradhëtisë në familjen Kardashian, pasi basketbollisti Tristan Thompson tradhëtoi për herë të dytë partneren e tij, Khloen.

Ndonëse ajo e fali herën e parë, Tristanit iu zbulua sërish tradhëtia me shoqen e ngushtë të motrës së Khloes, Jordyn Ëoods.

Ndërsa, në postimet e saj në Instagram, Khloe tregoi se ishte shumë e lënduar nga kjo ngjarje, mirëpo burime pranë saj kanë treguar për “People” se për hir të së bijës, ajo nuk ka ndërmend t’a nxjerrë përfundimisht Tristanin nga jeta e saj.

Vlen të theksohet se burimi ka treguar se Khloe dëshiron që vajza e saj True të ketë një marrëdhënie të lumtur me të dy prindërit e saj, ndaj e ka të vështirë të marrë vendimin për t’u ndarë përfundimisht.