75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Gj. Sh

58-vjeçari Mike Tyson në top formë para meçit me Jake Paul

Një nga legjendat e boksit, Mike Tyson do të rikthehet në ring.

Edhe pse 58 vjeçar, legjenda e peshave të rënda, Mike Tyson do të përballet kundër YouTuber-it Jake Paul i cili është 27 vjeçar, shkruan IndeksOnline.

Meçi zhvillohet në orët e para të mengjesit të së shtunës në Teksas.

Nga matjet zyrtare, Tyson duke në top formë duke habitur edhe fansat me fizikun e tij.

Edhe pse nuk ka boksuar në mesin e profesionistëve që nga qershori 2005 dhe një humbje ndaj irlandezit Kevin McBride, ish-kampioni i botës duket mjaft i mprehtë dhe në formë të shkëlqyer.

Meçi mes Tyson dhe Paul pritet të nis nga ora 02:00 e mesnatës./IndeksOnline/