75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

580 teste, vetëm 46 raste të reja sot me covid-19

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covidi-19, si edhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitivë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në FB.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave:

Mbrojeni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!
Respektojni masat antiCovid për të frenuar përhapjen e virusit!
Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!

Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!