75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

581 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë takim u bë e ditur se Gjilani ka aktualisht 581 raste aktive me COVID-19, derisa apelohen qytetarët që t’i respktojnë masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatiti.