75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / C E

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

59 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga Spitali kanë bërë të ditur se 52 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Ndërkaq 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.