59 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po trajtohen 59 pacientë me Covid-19 , e prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të këtij spitali, duke treguar tutje se 38 pacientë janë aktualisht me oksigjeno terapi, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
“Gjatë 24
orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 212 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim
të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë
lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
216 pacientë kanë kryer analiza, që në total
kanë bërë 2,805 analiza, ndërsa është kryer 4 operacion”, përfundon njoftimi.