59 vjeçari ‘lufton’ me hajnin i cili tentoi të kryente vjedhje në argjendarinë e tij!
Një person i maskuar ka tentuar të kryejë vjedhje në një argjendari në Warwickshire, në prag të Krishtlindjeve.
Kanë qenë kamerat e dyqanit ato që kanë regjistruar gjithë ngjarjen teksa një person i armatosur është përballur me pronarin “hero”.

Phil Sylvester, 59 vjeç, u hodh në veprim ndërsa pa që hajduti i maskuar kishte në plan të sulmonte atë.
Në skenat dramatike, pronari i argjendarisë rrëshqiti ndërsa u përpoq të mbyllte dyqanin, por me vendosmëri tentonte të ndalonte hajdutin të futej para se tymi nga një sistem sigurie të mbushte dyqanin.

Pamjet tmerruese tregojnë se Sylvester arrin të ndalojë njeriun e maskuar të hynte në biznesin e familjes Kenilëorth.
Duke folur për Daily Online, 59-vjeçari tha se ai e dinte se diçka nuk ishte në rregull, sapo pa që burri vraponte drejt tij rreth orës 3 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes.

Pavarësisht se ka mbetur në dysheme, Sylvester mund të shihet duke shkelmuar në mënyrë të përsëritur ndërsa hajduti i befasuar përpiqet të rrëmbejë sende me vlerë në një konfrontim që zgjati vetëm 20 sekonda – ndërsa një burrë që dukej se ishte i armatosur me një hanxhar priste jashtë.

Më pas punonjësit e tjerë arritën të lëshojnë alarmin, si sinjal për të ndërhyrë policia.
Fatmirësisht, hajduti nuk arriti të marrë asgjë, me vetëm një orë të dëmtuar në grabitjen e mundshme. Ndërkohë që organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë./Indeksonline/