596 raste të reja, shërohen 136 të tjerë

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Brenda 24- orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.
Rastet pozitive janë nga Prishtina 295 raste, Gjilani 51, Gjakova 39, Fushë- Kosova 38, Prizreni 26, Lipjani 17, Vitia 14, Deçani 13, Drenasi 13, Kamenica 13, Peja 11, Rahoveci 10, Suhareka 8, Klina 6, Podujeva 6, Kaçaniku 5, Malisheva 5, Vushtrria 5, Ferizaj 4, Mitrovicaë 4, Obiliqi 4, Istogu 2, Juniku 2, Shtimja 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani i Elezit, Novobërda dhe Skenderaj.
Mbulo gojën dhe hundët me maskë!
Mba higjienën!
Respekto distancën!