08:12 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Ushtrimet e përditshme që duhet të bëjnë 40-vjeçaret

Në mesin e viteve 40 është periudha kur masa e muskujve fillon të ulet dhe depozitat e yndyrës fillojnë të ndërtohen. Kjo mund të çojë në obezitet, diabet, presion të lartë të gjakut, probleme në zemër, goditje në tru, dhe disa forma të kancerit. 

Për të shmangur këtë ja disa ushtrime që duhet të bëni kur mbushni të 40-at.

1-Mos e lejon i metabolizmin të ngadalësohet.

Ushtrimet kardio me intensitet të lartë stimulojnë metabolizmin. Për këtë duhet të stërvituni me intensitet të lartë 2-3 herë në javë nëse doni të shmangni sëmundjet dhe peshën shtesë.

2-Bëni squats dhe plank çdo ditë

Çdo grua dëshiron të ketë një pasme të rrumbullakët, por edhe personat më fatlumë që e kanë pasur natyrisht do të fillojnë ta humbasin atë pas moshës 40 vjeç falë rënies së masës së muskujve. Prandaj bëni squats çdo ditë për të tonifikuar trupin dhe përmirësuar fleksibilitetin tuaj. Gjithashtu edhe ushtrimet plank për 90 sekonda është një mënyrë e shkëlqyeshme për të tonifikuar të gjithë muskujt thelbësorë të trupit.

3-Për të mbrojtur veten nga artririt dhe dhimbet e kyçeve stërvituni me pesha.

Trajnimi i forcës 2-3 herë në javë mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj. Ajo do të parandalojë në krijimin e  dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve si dhe do të përmirësojë shpinën tuaj. Bëni ushtrime  të ndryshme me pesha dhe do të shihni mrekullinë e tyre në një shëndet më të mirë.

4-Për të mbrojtur zemrën bëni sa më shumë ecje apo biçiklete.

Në natyrë apo në palestër gjithçka është në dorën tuaj. E rëndësishme është të jeni aktive për një zemër të fortë dhe trup të tonifikuar.