Azet pas 3 vitesh për herë të parë do të flet për raportin me Zunën

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet, përveç publikut shqiptar pëlqehet edhe nga të huajt.
Kureshtje të madhe zgjon jeta profesionale si dhe ajo personale, për të cilën deklarohet rrallëherë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, kësaj radhe duket se ka vendosur të shuaj kureshtjen për disa ngjarje.
Në Instastory ka përcjellë një shkrim ku ka paralajmëruar që ditën e premte nga ora 18:00 do të flas për raportin me Zunën si dhe disa ndodhive të tjera.
“SIÇ E DINI JU NUK KAM KOMENTUAR ASGJË POR KËTË HERE NUK KAM ZGJIDHJE. DO TË JEM LIVE KËTU NE INSTAGRAM TË PREMTEN NË ORËN 18:00 DHE DO TË KOMENTOJ PËR TË GJITHA QË KA NDODHUR ME ZUNËN DHE MUA”, shkroi ai./Indeksonline/
