17:00 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Çka po ndodh mes Dua Lipës e Azet? Ky i fundit ka një porosi për të

Reperi kosovar me famë ndërkombëtare, Azet, sërish ka marrë vëmendje me postimin e tij.

Pas performancës në “Sunny Hill” në Prishtinë, bëri “zhurmë” me një dedikim për Dua Lipën duke lenë hapësirë për dyshime se mes tyre mund të ketë diçka, shkruan Indeksonline.

Ai kishte postuar një fotografi me Duan duke shkruar se është i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry.

Ndërsa sot, publikoi tri imazhe duke shkruar: Jam sërish single, ku ka etiketuar Dua Lipën, duke i dhënë mesazh publikisht.

Se si qëndron e vërteta e raportit mes tyre, mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/