20:16 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Martohet djali i Sali Berishës, ish-kryeministri publikon pamje

Ditën e sotme Shkelzeni, djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kurorëzuar dashurinë me martesë me blogeren e njohur Armina Mevlani.

Në këtë datë të veçantë familja u kujdes që të bëjnë urime më speciale.

Edhe Sali Berisha ndau një imazh të bukur familjar duke uruar çiftin më të ri.

Postimi i plotë:

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju gëzimin e saj.
Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë! sb”./Indeksonline/