5shi i AAK-së, Besnik Tahiri publikon video ku tregon biografinë e tij: “Voto zërin që i duhet Kuvendit të Kosovës”

Kandidati me numër 5 në listën e AAK-së është Besnik Tahiri.
Zëvendëskryeministri në detyrë ka publikuar një video në Facebook ku tregon biografinë e tij politike dhe akademike, transmeton Indeksonline.
Në postimin e tij, Tahiri ka kërkuar votën e qytetarëve pasi është zëri që i duhet Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Miq, po e ndaj me ju një video ku përshkruhet një pjesë të biografisë sime politike dhe akademike:Besnik Tahiri me numër 5.Besnik Tahiri që në moshën 29-vjeçare iu bashkua komandantit, Ramush Haradinaj, për të mbrojtur shtetin dhe për të ndërtuar një vizion për vendin në të ardhmen. Nga dhjetori i vitit 2004 iu bashkua kryeministrit Haradinaj si këshilltari më i ri në kabinet, ku deri në janar 2008 shërbeu si këshilltar i lartë politik gjatë mandatit, por edhe i dy kryeministrave të tjerë nga radhët e AAK-së. Besniku është magjistër i shkencave për Qeverisje të Decentralizuar dhe Zhvillimin Ndërkombëtar nga Universiteti i Birmingemit. I qëndroi pranë Ramush Haradinajt në dy gjykimet në Hagë, duke e mbrojtur kauzën e drejtë të UÇK-së.Votoni AAK me numër 135, voto Besnik Tahiri me numër 5, voto zërin që i duhet Kuvendit të Kosovës.