23:45 / E Diele, 10 Korrik 2022 / AR

Sipas studiuesve, ky është pozicioni më i mirë i seksit

Një studim i ri ka zbuluar pozicionin më të mirë të seksit për gratë duke përdorur një skaner me ultratinguj.

Studiuesit nga klinika private e gjinekologjisë “New H Medical” në Nju Jork zbuluan se mënyra më e mirë për të arritur kënaqësinë maksimale është të jesh pozicioni i njohur si misionar, ani pse thuhet se ky pozicion është i mërzitshëm.

Duke përdorur ultratingullin për të matur rrjedhën e gjakut, studiuesit kuptuan se ky pozicion është më i miri për të arritur kënaqësinë.

Skanimet treguan se pozicionet ballë për ballë në përgjithësi përmirësonin rrjedhën e gjakut klitoral.

Mjeku Kimberley Lovie dha detaje edhe rreth pozicioneve të tjera të seksit, shkruan The Sun.

“Për shembull, pozicioni i gjunjëzimit prodhon sasinë më të vogël të kontaktit të drejtpërdrejtë të klitorit dhe rezultoi në një rritje të papërfillshme të rrjedhjes së gjakut në krahasim me pozicionet ballë për ballë”, u shpreh ai.

Ata zbuluan edhe se përdorimi i një jastëku gjatë pozicionit misionar lejonte depërtim më të thellë dhe një orgazme më efektive.

Të njohur si jastëkë seksi ose jastëkë pozicionues, ata zakonisht janë të fortë dhe studiuesit shtuan se përdorimi i një prej jastëkëve të specializuar rrit sasinë e kontaktit dhe presionit së bashku me thellësinë e depërtimit.