75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 20 Mars 2023 / AR

Stresi thotë se paratë e fituara në “BBVK” ia dedikon nënës

Stresi është fituesi i edicionit të parë të “BBV Kosova”. Ai fitoi çmimin në vlerë prej 160 mijë eurosh.

I pyetur se ku do të dërgoi këtë shifër të lartë ai tha se do t’ia jap nënës së tij, e cila del në pension.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime”, tha ai teksa ishte ‘Live’ në Instagram./Indeksonline/