6 aksesorët për flokët që ju duhen patjetër për look-un e festave
Sezoni i festave po afron gjithnjë e më shumë!
E dimë që ende nuk e keni bërë zgjedhjen për veshjen tuaj, por nuk duhet të harroni një gjë tepër të rëndësishme.
Festat e fundvitit janë për t’u dukur ndryshe, për të shkëlqyer, ndaj mos harroni të blini aksesorin e duhur për flokët. Vendosja e një aksesori në flokë do t’ju bëjë të dukeni bukur pa qenë nevoja të stiloni flokët tuaj në parukeri.
Një ndarje e thjeshtë anësore me flokët pas veshit me një kapëse flokësh është mënyra e përsosur për të festuar dhe më e bukura është se mund të shpenzoni vetëm 10 minuta për këtë model.
Ja disa modele:
Sloganë në flokët tuaj

Karficat me perla

Ngjyra ylberi në kokë

Karficat me gurë të bardhë

Karficat me ngjyra

Kordelet me perla
