6 anëtarët e familjes Lala në Durrës, ende nën rrënoja
Vijon operacioni për shpëtimin e familjes Lala në zonën e ish- Kënetës, Durrës.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, raporton se nga banesa katërkatëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, po punohet për nxjerrjen edhe të 6 personave të tjerë. Për rreth 3-4 minuta punimet janë ndërprerë për shkak se është lënë qeni i stërvitur që të nuhasë zonën.
Qeni ka dhënë tri shenja dhe është rikthyer dy herë në tri zona të ndryshme, duke bërë që të dyshohet se në ato pika mund të ketë jetë njerëzish.
Ndërkohë ekspertët italianë po punojnë në dy grupe pune dhe sapo qeni ka mbaruar nuhatjen ata u janë rikthyer punimeve pikërisht në zonat ku qeni u ndal.