75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të 2025-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në fund të vitit 2025 do të hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm.

Postimi i plotë:

Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës🚘🚖🚍🚐

🚧👷♂️👷‍♀️Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur🤝🇦🇱