6 lojë 6 fitore për Interin
Interi ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Sampdorias në udhëtim duke e mposhtur me rezultat 1:3, madje me gjysëm pjese ishte pa një lojtar.
Fillimisht, pas një goditje të Sanchez, Sensi e devijoi për ta dërguar topin në rrjetë, pas dy minutave, ishte përsëri Alexis Sanchez që realizoi për 2:0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, kiliani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast Sampdoria e ngushtoi epërsinë.
Ishte Gagliardini ai i cili vulosi tri pikët e reja të Interit, shkruan Indeksonline.
Me këtë fitore, Interi ruan bilancin 100% duke grumbulluar 18 pikë nga 6 ndeshje dhe prin i vetëm në tabelë./Indeksonline/