6 nxënës të shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, infektohen nga Covid-19

Që nga e mërkura e kaluar kur një prindër i një nxënësi në shkollën e mesme “Xheved Doda”, kishte pasur probleme shëndetësore, e tërë klasa kishte shkuar në vet izolim.
Ndërsa këtë të shtunë nxënësit e kësaj shkolle janë testuar, saktësisht në kësaj klase dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i shkollës. Azem Jahaj.
“Po kemi kryer teste dhe gjashtë nxënës kanë rezultuar të infektuar, por se ata nga e mërkura janë në shtëpi, meqë prindi i një nxënësi ka pasur probleme shëndetësore, çka na ka shtyrë ta dërgojmë klasën në izolim. Të shtunën e kanë bërë testin dhe sot e morëm konfirmimin që janë të infektuar”, tha Jahaj, për IndeksOnline.