6 persona ende nën rrënoja, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë
Ekipet e kërkim- shpëtimit po vazhdojnë ende operacionin për shumë banorë të zhdukur të cilët dyshohet se janë nën rrënoja.
Aktualisht janë duke bërë kërkimin e 6 personave, ku tre prej tyre janë fëmijë dhe tre të rritur.
Këto kërkime po bëhen tek Ish zona e Kënetës në Durrës, raporton Indeksonline..
Ndryshe, deri më tani janë shënuar 32 viktima nga tërmeti dhe qindra të tjerë janë të lënduar derisa, disa prej tyre dyshohet se janë nën rrënoja./Indeksonline/

