6 persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 të plagosur pas të shtënave me armë në Gjermani

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të plagosur pas disa të shtënave me armë në qytetin gjerman Rot am See.
Sipas ABC Neës, sulmuesi fillimisht kishte qëlluar në antarët e familjës së tij, ku kanë mbetur të vrarë tre burra të moshës 36, 65 dhe 69 dhe tri gra të moshës 36,56 dhe 62 vjeç, transmeton IndeksOnline.
Kurse një nga të plagosurit është po ashtu në gjendje të rëndë.
I dyshuari është një 26 vjeçar, i cili sipas policisë kishte leje për armë dhe po ashtu është arrestuar menjëherë pas të shtënave./Indeksonline/.

