75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

6 persona në gjendje të rëndë, 111 të shtruar në Infektiv me COVIDIN-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtrirë 111 raste pozitivë me Covid-19.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si edhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë me CPAP.

Në Klinikën e Pomologjisë janë të shtrirë 22 raste pozitivë me Covid-19, të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.