6 persona përleshën mes veti, njëri prej tyre në spital, të tjerët arrestohen

Gjashtë persona u përfshinë në një rrahje në Lipjan, policia e Kosovës ka njoftuar se njëri prej tyre ka pranuar tretmanë mjekësor pas lëndimeve trupore që ka marrë.
Ndërsa është konfiskuar një thikë dhe personat e tjerë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë (brisk), ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa katër të tjerët janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.