75 Mall Live Search
01:50 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

6 persona të familjes Lala në Durrës, ende nën rrënoja

6 persona të familjes Lala, në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë ende nën rrënoja.

Në këtë zonë ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama i cili është takuar me skuadrën speciale që është angazhuar për të nxjerrë nga gërmadhat këtë familje

Durrës, zona e ish-Kënetës Një skuadër speciale italiane për penetrimin e gërmadhave, po çon përpara një operacion tejet të vështirë, në kërkim të 6 personave të familjes Lala” shkruan Rama.

Kujtojmë që numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 24, ndërsa 650 persona mbetën të lënduar.