75 Mall Live Search
08:54 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

6 raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë raportuar për gjashtë raste të dhunë në familje.

Dy raste janë regjistruar në komunën e Malishevës, ku njëri prej tyre kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, ku më pas ka pranuar tretmanë mjekësorë.

Nga një rast të dhunës janë raportuar në komunat, Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë si dhe Gjakovë.

Ndërsa, janë arrestuar 4 perona, përcjell IndeksOnline.

·         Fushë Kosovë /03.03.2024 –15:00. Është raportuar për një mosmarrëveshje në mes të dyshuarit mashkull dhe një femre kosovare, ku sipas tyre pas një mosmarrëveshje verbale të njëjtit më pas kanë sulmuar fizikisht njëri –tjetrin. Lidhur me rastin palëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë  03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë /03.03.2024–09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Malishevë /03.03.2024 –NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin palët janë intervistuar me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Malishevë  03.03.2024, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë/ 29.02.2024 – 19:00. Lidhur me rastin më 03.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  si dhe është bërë kontrolli në shtëpinë e tij ku  gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushka ajrore dhe një pistoletë pa leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.