75 Mall Live Search
16:25 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

6 raste të reja në Deçan me COVID, 37 ende aktive

220 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 sot, derisa 6 janë nga Deçani.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ky është postimi i plotë:

Nga Istiutitit Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se edhe gjashtë raste pozitive me #COVID19 sot në komunën tonë,
Rastet pozitive janë: Deçan 1, Dubovike 3, Prilep 1 dhe Strellc 1.

Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 ka arritë në 41, prej tyre 4 të shëruar plotësisht. Kurse 37 raste janë akoma aktive.

Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën tonë çdo dit e më shumë po rritet, rrespektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Instiutit!