22:31 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

6 rastet e fundit me COVID19 nga Prizreni, Haskuka thotë se ka biseduar me policët e infektuar

Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID19 në Kosovë, të gjitha nga komuna e Prizrenit.

E, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka ka thënë se ka biseduar me policët e infektuar, duke iu uruar shërim të shpejtë dhe kthim në detyrat e tyre.

Ai gjithashtu ka shtuar se duhet të bëhet kujdes, pasi që virusi muna të jetë kudo.

Ky është postimi i plotë:

Sot bisedova me të gjithë policët e infektuar me COVID-19 nga komuna jonë, të cilëve u urova shërim të shpejtë dhe kthimin sa më parë në detyrat e tyre.

Pas lajmit të mirë të djeshëm ku nuk patëm asnjë rast pozitiv në nivel vendi, 6 rastet e sotme pozitive tregojnë më së miri se nuk duhet të relaksohemi në asnjë çast dhe duhet të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm.

Këto raste kanë rezultuar pas testimit të 70 mostrave, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet me numër të lartë të testimeve.

Virusi mund të jetë kudo, prandaj kujdesin duhet ta kemi maksimal dhe duhet t’i respektojmë masat në çdo vend dhe në çdo kohë.

Rreziku akoma nuk ka kaluar!